Ka vdekur në moshën 40-vjeçare, Gëzim Tupella, punonjës në Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”.
KRU “Mitrovica” ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, derisa për Gëzimin thanë se ai ishte shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe humanizmit në punë, shkruan Arbresh.info.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë të dashur, Gëzim Tupella. Gëzimi ishte shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe humanizmit në punë. Kontributi i tij i çmuar në KRU “Mitrovica” Sh.A. do të mbetet gjithmonë në kujtesën dhe respektin tonë të përhershëm. Në emër të gjithë stafit, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Tupella, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”./Arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje