Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar nga forcat e koalicionit, posaçërisht nga Shtetet e Bashkuara për t’i bashkuar duart në ndërmarrjen e aksioneve konkrete pas sulmit vdekjeprurës në Siri, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur në një intervistë, Erdogan ka thënë: “Nëse duhet të bëhet diçka konkrete, ne, si Turqi jemi gati të bëjmë pjesën tonë.
“Të bëhemi bashkë me të gjitha forcat e koalicionit, veçanërisht me Shtetet e bashkuara, Ju lutem të shohim kush është miku, armiku dhe virusi i rajonit, dhe të veprojmë në përputhje”.
Ai i ka bërë thirrje presidentit Donald Trump të qëndrojë prapa vërejtjeve të tij pas sulmit në provincën siriane të Idlibit./Arbresh.info
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...