Kongresmeni amerikan nga radhët e demokratëve, Ritchie Torres, ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e fuqishme për shtetin e Kosovës, të cilin e ka cilësuar si aleatin më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.
“Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor se sa Kosova”, shkroi Torres në platformën X duke e shoqëruar postimin me dy fotografi nga takimi i tij me presidenten Vjosa Osmani në Uashington, javën e kaluar.
Torres është ndër mbështetësit më të zëshëm të Kosovës në Kongresin amerikan. Ai ka përkrahur fuqishëm aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Serbisë që, sipas tij, rrezikojnë stabilitetin në rajon.
Përveç angazhimit të tij politik, kongresmeni demokrat ka vlerësuar vazhdimisht rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në SHBA, sidomos në distriktin e Nju Jorkut që ai përfaqëson, ku komuniteti shqiptar është shumë aktiv dhe i organizuar.

Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...