Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në vizitë shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Tomáš Szunyog, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendës-shefi, Riccardo Serri dhe zyrtarja e sektorit ekonomik, Syzana Bytyçi-Jagxhiu.
Në këtë vizitë të parë nga shefi i ri i Zyrës së BE-së/PPBE, u fol në terma të përgjithshëm mbi projektet që Zyra e Bashkimit Evropian po i realizon me digasteret që mbulon Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe Planin e sapomiratuar për Ekonomi dhe Investime për Ballkanin Perëndimor, që ka një fokus të veçantë në digjitalizimin dhe ekonominë e gjelbër.
Ambasadori Szunyog tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përkrahë Kosovën, dhe sa Plani për Investime do të kontribuojë për një ekonomi të qëndrueshme dhe për të tejkaluar pasojat e pandemisë COVID-19.
Ministri Blerim Kuçi tregoi se janë të koncentruar në rrugën e integrimit evropian edhe në zbatimin e parimeve për ekonomi të gjelbër.
Më tej, ministri Kuçi e njoftoi ambasadorin Szunyog për zhvillimet në avancimin e politikave dhe veprimeve në përkrahje të energjisë së ripërtritshme.
Në këtë frymë, i pari i BE-së në Kosovë dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit u dakorduan të vazhdojnë takimet më shpesh, pasi natyra e MEA-së i lidh shumë në investimet dhe orientimet e programeve në të ardhmen./arbresh.info
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...