Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka reaguar pas deklaratave të fundit të Aleksandër Vuçiq-it.
“Humbësi i madh, pasardhësi i Millosheviqit, presidenti i shtetit që nisi të gjitha luftërat në rajon, Aleksandër Vuçiq, na paska kërcënuar me luftë”, ka thënë Syla në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.
Syla tutje ka theksuar se ky vend ka gatishmëri të mbrojmë atdheun.
“Le ta di mirë ai se nuk ka mjaftueshëm kërcënime kjo botë sa kemi ne gatishmëri të mbrojmë atdheun tonë”, ka thënë tutje ai.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës