Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me fëmijët parakaluan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu”.
Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku do të arrijmë.
“Moti me shi nuk i pengoi aspak fëmijët në marshimin e tyre, si ushtarak të vërtetë, ata vazhduan deri në fund. Të gjithë na e dhanë një mesazh të qartë: Detyra, nderi, atdheu! Kjo është e gjitha, kjo është mbi të gjitha”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.
Mehaj ka thënë se frymëzimin atdhetar e kanë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që sipas tij, e kanë “mishëruar” me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku do të arrijmë. Në këtë vend dje kanë qenë zot stërgjyshërit tanë, sot jemi ne, ndërsa nesër do të jenë këta fëmijë”, ka shtuar ministri i Mbrojtjes.
“Urime dita e çlirimit, Prishtinë!”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...