Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se Serbia ia ka ndaluar sërish ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekut vizitën në këtë komunë.
Me anë të një postimi në Facebook, Sinani tha se kjo është hera e dytë që pushteti i Vuçiqit e ndalon ministrin Çeku ta vizitojë Preshevën, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, Sinani potencoi se ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe.
“Për herë të dytë, pushteti i Vuçiqit ndalon Ministrin Hajrulla Çeku të vizitojë Preshevën! Ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe, e cila fshihet pas një fasade pro-evropiane, por në realitet ushqen një regjim autoritar që shkel të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve.
Fatkeqësisht, ky regjim vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike, ndërsa shqiptarët e Luginës përballen me diskriminim dhe izolim. Por ne nuk ndalemi”, ka shkruar Sinani.
“Presheva është e vendosur të mbajë lidhjet me të gjitha vendbanimet shqiptare dhe të forcojë bashkëpunimin me Kosovën e Shqipërinë.
Përpjekjet për të na penguar vetëm na bëjnë më të fortë”, tha Sinani./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...