Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi dje një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Marcos Perestrello.
Gjatë takimit, Osmani e falënderoi z. Perestrello për nominimin dhe vendimin e Asamblesë Parlamentare për t’i dhënë asaj Çmimin për ‘Gratë, Paqen dhe Sigurinë’, një vlerësim që ajo e konsideroi edhe si nder për të gjitha gratë e Kosovës.
“Dje takova Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Marcos Perestrello. E falenderova për nominimin e tij për Çmimin per ‘Gratë, Paqen dhe Sigurinë’ si dhe vendimin e Asamblesë Parlamentare që të më ndajë këtë vlerësim, i cili njëkohësisht është edhe vlerësim për të gjitha gratë e Kosovës.
Diskutuam për rolin në rritje të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas vendimit për avancimin e statusit tonë në anëtare të asociuar – një hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin tonë euroatlantik”, shkroi Osmani.
Presidentja Osmani rikonfirmoi se Kosova do të shfrytëzojë maksimalisht këtë mundësi, duke e konsideruar anëtarësimin në NATO si prioritet kryesor të politikës së jashtme dhe një çështje me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit.
“Rikonfirmova se Kosova do të shfrytëzojë plotësisht këtë mundësi si pjesë e aspiratës sonë më të gjerë për anëtarësim në NATO, që mbetet njëkohësisht prioritet i politikës sonë të jashtme dhe çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare”, shkroi tutje Osmani./Arbresh.info
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...