E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore në nderim të rreshterit të vrarë policor, Heroin Afrim Bunjaku, dy vjet më parë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati iu bashkua udhëheqësve të institucioneve të Kosovës dhe kolegëve diplomatikë për të nderuar kujtimin e oficerit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës dy vjet më parë gjatë sulmit në Banjskë”, shkroi kjo Ambasadë në Facebook.
Më 24 shtator, 2023, një grup i armatosur serb kishte qëlluar dhe vrarë rreshterin policor, Afrim Bunjaku. Ishte nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ai që në ndërkohë pranoi se ishte organizator dhe prijës i këtij grupi terrorist.
Autoritet e Kosovës lokalizuan grupin në Manastirin e Banjskës, tre nga të cilët u vranë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Pjesa tjetër e tyre ikën më këmbë për në territorin e Serbisë, ku dyshohet se vazhdojnë të qëndrojnë të lirë.
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...