Policia e Kosovës ka organizuar disa aktivitete në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
“Policia gjatë realizimit të detyrave të tyre, grave që do të hasen në sheshe dhe në pika kontrolli të automjeteve do t’u dhuroj nga një lule për shënimin e ditës ndërkombëtare të gruas “8 Marsi”, bën të ditur policia.
Ndër aktivitetet që mund të ju referoheni ju përcjellim në vijim:
Më 8 Mars, nga ora 13:00, njësi të trafikut do të realizojnë aktivitete në rr. Prishtinë-Fushë Kosovë.
Nga ora 13:15, aktivitete do të realizohen te rrethi i Flamurit.
Ndersa, nga ora 13:30, aktivitete do të shënohen edhe në sheshet kryesore në Prishtinë, konkretisht në Sheshin “Zahir Pajaziti”
Ftohen mediat e interesuara t’i përcjellin këto aktivitete./arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...