Pas më shumë se një ore, ka përfunduar takimi i liderëve të koalicionit në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë takim, ku ishin të pranishëm kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i NISMA-s, Fatmir Limaj, i pari i LDK-së, Isa Mustafa si dhe kryeministri i vendit Avdullah Hoti është diskutuar rreth dialogut me Serbinë dhe takimit që pritet të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington mes palës kosovare dhe serbe
Takimi pritet të mbahet më 4 shtator, raporton Arbresh.info.
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj pas përfundimit të takimit ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar që Kosova të shkoj në takim vetëm për njohje reciproke.
Ndërsa sa i përket çështjes së Presidentit, Limaj tha se nuk ka qenë temë diskutimi.
“Diskutuam për mbledhjen e 4 shtatorit. Kosova në takim shkon vetëm për njohje reciproke ashtu siç e kemi diskutuar edhe më herët dhe ashtu siç ia kemi bërë të ditur edhe ndërkombëtare. Çështja e presidentit nuk është diskutuar në këtë mbledhje. Koalicioni do të jetë stabil derisa të ketë korrektësi në mes të partnerëve”, u shpreh Limaj./arbresh.info/




Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...