Përfaqësimi i grave në bordet e NP-ve dhe agjencive është shumë i ulët.
Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë analizën “Përfaqësimi i grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura”.
Përfaqësimi i grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura në Kosovë është shumë i ulët.
Nga 159 anëtarë të bordeve në 31 ndërmarrje publike, raporti i pjesëmarrjes gjinore është 85% burra dhe 15% gra.
Nga 184 anëtarë të bordeve në 31 institucione dhe agjenci të pavarura, raporti i pjesëmarrjes gjinore është 81% burra dhe 16% gra dhe për 3% të anëtarëve nuk ka informacione.
Studime të ndryshme nga firmat konsulente më të mëdha në botë si dhe organizata ndërkombëtare tregojnë se diversiteti gjinor ndikon në rritjen e performancës së një kompanie në një sërë aspektesh.
Analiza e Institutit GAP nxjerr në pah problemet kryesore me mungesën e diversitetit gjinor në bordet e lartpërmendura dhe rekomandon zbatimin e kuotave gjinore meqë në raste të mëparshme ato kanë rezultuar me rritjen e pjesëmarrjes së grave në pozita vendimmarrëse edhe pas futjes së kuotave.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...