Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lumbardh Dellovës

BRATISLAVA, SLOVAKIA - MARCH 26: Lumbardh Dellova of Kosovo getting into the field during the FIFA World Cup 2026 European Qualifiers KO play-offs match between Slovakia and Kosovo at Narodny Futbalovy Stadion on March 26, 2026 in Bratislava, Slovakia. (Photo by Matej Sagan/Eurasia Sport Images/Getty Images)

23:32 | 5 Qershor 2026
E H

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, mund të jetë pranë një hapi të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi emri i tij po lidhet me një transferim të mundshëm në kampionatin ukrainas.

Sipas raportimeve të mediumit bullgar “Gol.bg”, interesim konkret për 27-vjeçarin ka shfaqur gjiganti ukrainas Dinamo Kiev, një nga klubet më të suksesshme në vend. Raportohet se drejtuesit e klubit janë të gatshëm të investojnë rreth 950 mijë euro për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit kosovar.

Dinamo Kiev po synon të forcojë repartin defensiv para fillimit të sezonit të ri, ndërsa Dellova shihet si një profil që mund të sjellë stabilitet dhe cilësi në mbrojtje.

Paraqitjet e tij të fundit me CSKA Sofia kanë tërhequr vëmendjen e skautëve të klubit ukrainas, duke shtuar interesimin për një transferim të mundshëm.

Aktualisht, Dellova është pjesë e CSKA Sofias, ku u transferua në vitin 2024 nga Ballkani. Ai ka kontratë me klubin bullgar deri në verën e vitit 2027, çka i jep ekipit një pozicion të fortë në rast negociatash për një marrëveshje të re./telegrafi