Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, në mesazhin e Krishtlindjes ortodokse, ftoi besimtarët serbë që me zemër e shpirt të jenë një me popullin serb në Kosovë, e cila sipas tij është “pronë e përjetshme serbe”.
Sipas mediave serbe, patriku Irinej, ka theksuar se “nuk duhet të harrojmë që ‘Kosova dhe Metohia’ është Jerusalemi serb dhe vend ynë i shenjtë”, duke kërkuar që “të mos i harrojmë qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë dhe Metohi në kushte të vështira”, përcjell Telegrafi.
“Veçmas ftojmë të gjithë besimtarët që në këtë natë të qetë, me zemër e shpirt të jenë një me një popullin e shumëvuajtur ortodoks serb, i cili me besnikëri ruan çdo hap të tokës së shenjtë të Kosovës dhe Metohisë, e cila na është dhuruar nga Zoti si një pronë e përjetshme”, tha Irinej.
Sipas tij, “asgjë nuk do të vlejë për serbët, as shteti, as qytetet dhe fshatrat e rregulluara, as zhvillimi ekonomik, për të cilin përpiqemi aq shumë as të gjitha të mirat e kësaj bote, nëse ne si komb, gradualisht, por sigurt, po zhdukemi. Pra nëse vdesim më shumë se sa lindim”. /Telegrafi/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...