Kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Behgjet Pacolli, ka folur edhe për arsyen se pse ai është futur në politikë. Ai thotë se nuk kërkon asgjë nga politika por që këtë e bën nga pasioni.
“Shumë shpejt do të vijë ajo ditë kur unë do të kontribuoj në Kosovë”, ka thënë Pacolli në Pressing
“Jam futur për të parandaluar një të keqe të madhe. Në politikë kam hyrë për të krijuar gjëra të mëdha po nuk kam mundur. Kjo pasi që ai që drejton qeverinë ai pyetet për të gjitha, ai është abc’ja për gjithçka”.
Tutje Pacolli ka thënë se po të ishte ai kryeministër rritja ekonomike në vend do të arrinte 8%.
“Vetëm unë e di si arrihet kjo rritje. Duhet që të dojmë vendin. Ashtu arrihet”, ka shtuar ai.
Rama: Gatishmëri e plotë e ekipeve mjekësore gjatë festave
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...
Zgjedhjet në Kosovë, rreth 100 prokurorë të angazhuar për mb...