Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se ndjen kënaqësi të veçantë që bashkë me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së të jetë pjesë e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
“Shkëmbyem ide se si të forcojmë më shumë bashkëpunimin rajonal dhe të promovojmë projekte që afrojnë ekonomitë, shoqëritë dhe rininë tonë më afër”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Postimi tij i plotë:
Kënaqësi e veçantë që së bashku me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, të jem pjesë e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Momenti i duhur që përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor treguan pikat e forta drejtë të ardhmes në BE. Shkëmbyem ide se si të forcojmë më shumë bashkëpunimin rajonal dhe të promovojmë projekte që afrojnë ekonomitë, shoqëritë dhe rininë tonë më afër. Kosova do të luajë një rol aktiv në promovimin e bashkëpunimit./arbresh.info

E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet ...
Nis seanca për çmimin dhe faturimin e rrymës, Haxhiu kritiko...
Shala i PDK-së: Sektori i energjisë në Kosovë në gjendje të ...
KE i FSHF-së miraton investimin për “Air Albania”...
Haradinaj: Kurti vendosi të shkojë në zgjedhje kur e bëri Qe...
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...