Edhe sot në OVL të UÇK-së është dorëzuar në mënyrë misterioze nga një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, por, për dallim nga radhët tjera, sot është dorëzuar, jo dokumente me dëshmi e emra dëshmitarësh, por propozim- aktakuzë, ku edhe është emërtua “Rrufeja 3”.
Në RTK, Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL të UÇK-së, sqaroi dorëzimin e dosjeve të radhës, që tani është pagëzuar “Rrufeja 3”, ku, ndër të tjera, shtoi se edhe këto dosje të sotme kanë ardhur nga Gjykata e Hagës.
“Kjo që po ndodhë tani për mua është një mrekulli e edhe për ata të cilët kanë dashtë me ngritë aktakuzë ndaj nesh mbi dëshmitë serbe, konkretisht të bazuara nga ata të cilët kanë vra, pre e djegë dhe kanë bërë gjenocid, ku janë marrë si bashkëpunëtorë e si dëshmitarë ka ndodhë kjo që quhet Rrufeja”, deklaroi Haradinaj.
Tutje Haradinaj sqaroi edhe një risi, ku tha se tash e tutje do të na sjellin edhe CD.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...