Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi në rastin e 27-vjetorit të rënies së heronjëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ka thënë se heroizmi i tyre motivoi qindra-mijëra luftëtarë të rinjë për t’iu bashkuar radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës.
Postimi i plotë:
Llapi krenar! Janë heronjët e Llapit që bartën mbi vete qëllimet e larta sublime për ta çliruar dhe për ta bërë shtetin e Kosovës të pavarur.
Me rastin e 27 vjetorit të rënies së heronjëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kujtojmë dhe nderojmë komandantët dhe luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Heroizmi i tyre motivoi qindra-mijëra luftëtarë të rinjë për t’iu bashkuar radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës.
Nderime të larta për jetën dhe veprën e tyre!/Arbresh.info/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur