Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu e ka quajtur hipokrizi të pushtetit mosmiratimin e rezolutës që e mbështetë fuqizimin e policisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Deliu tha se për aksionin profesional të policisë kundër terrorizmit zyrtarët e pushtetit u ngritën për të marrë merita ndërsa dhjetë ditë më vonë, siç tha ajo, nuk e mbështetën rezolutën, shkruan Arbresh.info.
“Hipokrizia e pushtetit me policinë! Për aksionin e tyre profesional në pjesën veriore të vendit dhe kundër terrorizimit, të gjithë zyrtarët e pushtetit u ngritën për të marrë merita dhe për t’u lavdëruar me punën e policisë. Sot, dhjetë ditë më vonë, po të njëjtit zyrtarë të pushtetit – specifikisht deputetët e pushtetit – nuk e mbështetën Rezoloutën që mbështetë fuqizimin e Policisë së Kosovës. E pabesueshme.”, ka shkruar Deliu.
“Me Policinë për politikë – kundër policisë për mbështetje e ndihmë!”, përfundoi ajo.
Ndryshe, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës PDK ka propozuar ndryshimin e rendit të ditës për të diskutuar lidhur me miratimin e kësaj rezolute.
Një gjë e tillë u kundërshtua nga shefja e Grupit Parlamentar të VV-së e cila kërkoi fillimisht diskutime mes partive, gjë që u kundërshtua nga opozita.
89 deputetë morën pjesë, 36 votuan, kundër asnjë, abstenim 52. Kësisoj, nuk u ndryshua rendi i ditës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Dështon propozimi i PDK-së, për miratimin e një rezolute për Policinë e Kosovës
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...