Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka pritur homologun nga Shqipëria Gledis Nano.
Në këtë takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për luftën kundër krimit të organizuar.
Komunikata e plotë:
Sot, më 29.10.2021, delegacioni nga Shqipëria në krye me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit z. Gledis Nano, qëndruan për një vizitë zyrtare në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku u mirëpritën nga drejtori i përgjithshëm i PK-së, z. Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të Policisë.
Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti, fillimisht u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve nga Policia shqiptare dhe njëherit i uroi detyrën e re z. Nano si drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit, të cilin e njoftoi se Policia e Kosovës e vlerëson lartë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë dhe jo vetëm.
Ky takimi ishte i karakterit njoftues, por u shfrytëzua mundësia e diskutimit edhe rreth temave me interes të përbashkët, si shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme si dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve.
Palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë, mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore, që rezultojnë në bashkërendimin akoma më të mirë në luftën e përbashkët ndaj veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe atij transkufitar./arbresh.info/
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...