Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 227-të me radhë.
Fillimisht është miratuar me rekomandime Raporti i Komisionit Mbikëqyrës për zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike për vitin 2022.
“Këshilli Prokurorial ka miratuar Raportin e Komisionit për avancimin e tre prokurorëve nga prokuroritë Themelore në Prokurorinë e Apelit, si dhe mori vendim për të bërë shpalljen për avancimin e pesë prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media nga KPK, përcjell arbresh.info.
Gjithashtu, KPK-ja themeloi një panel hetimor për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Anëtarët e Këshillit miratuan Udhëzimin Administrativ për Hartimin e Akteve Normative të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Planin e Personelit për vitin 2023.
Në përfundim të takimit Këshilli ka trajtuar dy raste disiplinore.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...