Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar takime me qytetarët në fshatrat Gradicë dhe Likoshan, bashkë me Naim Gjelin dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, në kuadër të fushatës zgjedhore.
Gjatë tubimeve, Lladrovci ka folur për arritjet e qeverisjes aktuale lokale, projektet që janë në zbatim dhe ato kapitale që planifikohen në të ardhmen. Ai theksoi rëndësinë e dëgjimeve buxhetore si mjet për identifikimin e nevojave prioritare të qytetarëve, shkruan Arbresh.info.
“Me dëgjimet buxhetore, ne kemi evidentuar nevojat e qytetarëve, projektet me prioritet si dhe ngritjen e cilësisë së jetës, për qytetarët kampionë,” tha Lladrovci.
Ai ritheksoi përkushtimin për të vijuar me shërbime të barabarta për të gjithë qytetarët e Drenasit:
“Ne nuk do të ndalemi duke i shërbyer qytetarëve me të gjitha mundësitë e përgjegjësitë që i kemi, duke respektuar barazinë para ligjit, gjasat e mundësitë e barabarta,” u shpreh ai, duke shtuar se kjo është pjesë e vizionit “Për Drenasin Kampion, për 101 arsye”.
Duke vlerësuar pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në tubime, Lladrovci tha se kjo dëshmon krenarinë dhe angazhimin historik të banorëve të këtyre fshatrave për çlirim dhe shtetndërtim.
“Qytetarët e Gradicës e Likoshanit, me praninë e jashtëzakonshme në tubime, dëshmojnë se janë krenarë me kontributin për çlirim dhe shtetndërtim, andaj meritojnë të gjitha të mirat që i ofron liria e Kosovës dhe pushteti lokal,” theksoi ai.
Në përmbyllje, Lladrovci përsëriti moton e fushatës së tij:
“101 ‘Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin’. Vazhdojmë edhe katër!”/Arbresh.info
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...