Emisari i BE’së, Miroslav Lajçak në Forumin e Sigurisë Beograd i cili është duke u mbajtur virtualisht ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një kompromis i dhimbshëm.
Lajçak në fjalimin e tij në këtë forum ka thënë se ata që e bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë.
“Tri qëllimet e procesit- normalizimi i marrëdhënieve, zgjidhjet në pajtim me normat dhe vlerat evropiane që sjellin rajonin më afër. Kontributin në stabilitetin rajonal. Zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por ata që e bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë”, ka thënë diplomati sllovak.

Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...