Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se partia e saj nuk është duke e bllokuar konstituimin e Kuvendit.
Duke folur pas dështimit të pestë të seancës konstituive, Kusari tha se, duke e parë “qasjen” e partive të tjera, duhet të ketë marrëveshje për një temë tjetër: zgjedhje të reja.
“T’i thërrasim të gjitha grupet politike, ta konstituojmë Kuvendin dhe të pajtohemi që me 80 vota, ta shpërndajmë Kuvendin dhe të shkojmë menjëherë në zgjedhje. Në rrethanat dhe deklarimet aktuale kjo duket zgjidhja më e afërt dhe më e pranueshme”, tha ajo./rel
Shtetasit kinez i grabiten 20 euro nën kërcënimin e thikës n...
Sot nis aksioni për largimin e mbetjeve vëllimore në kryeqyt...
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...