Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti ka marr pjesë në një tubim madhështor në qytetin e Podujevë.
Në mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve nga mijëra qytetar, Kurti tha se kësaj radhe do të thyhet përsëri rekordi i votimit të Vetëvendosjes me 9 shkurt, duke theksuar se katër ditët e mbetura janë vendimtare për më shumë se vetëm katër vitet e ardhshme, përcjell Arbresh.info.
Kurti teksa përmendi arritjet e Qeverisë në ekonomi, siguri, drejtësi e progresin socio-ekonomik u fokusua në zotimet në mandatin e ardhshëm ku do të qeverisim edhe për katër vitet e ardhshme.
“66% e kemi rritë buxhetin për polici, e kemi dyfishuar numrin e ushtarëve, e kemi trefishuar buxhetin për ministrinë e mbrojtjes, e kemi katërfishuar numrin e trajnimeve të ushtarakëve tanë jashtë vendin dhe e kemi qindfishuar buxhetin për armatim e për municion, ku kemi blerë drona Bajraktar luftarak TB2 nga Turqia, kemi blerë sistemin antitank Javelin amerikan, po blejmë helikopterë Black Haëk nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta kemi edhe fabrikën tonë të municionit e pas blerjes së dronëve edhe do ti prodhojmë dronët Made in Kosova, cep më cep do ta mbrojmë vendin tonë për çfarëdo çmimi e me cdo kusht, e në mandatin e ri do ta shtojmë edhe për 50% buxhetin për ushtrinë tonë. E kemi pasur 626 milion gjithsej në këto katër vite, do ta bëjmë së paku 1 miliard euro buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha Kurti
“Do ti ndërtojmë 5 diga si akumuluese të ujit dhe prej këtyre 5 digave njëra prej tyre do të jetë ajo e Pollatës. Rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundojë në këtë pranverë e do të përfundojnë edhe rrugët Prizren – Tetovë, autostrada Prishtinë – Gjilan deri të Dheu i bardhë, rrugët Dollc – Gjakovë, Kiev – Zahaq dhe Duhël – Shtime – Banullë, pra do ti lidhim të gjitha vendbanimet me rrugë të mira, të shpejta, e jo me shpronësime të shtrenjtatë cilat i lënë rrugët e pakryera”, tha ndër të tjera Kurti.
“Do të kemi edhe prokurori të re speciale kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit. Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet se s’bën. Cent më cent do ti kthejnë paret e plackitura e të vjedhura cep më cep Kosovës. Punësimin kemi me bë nëpërmjet sistemit dual, duke e lidhur arsimin me punën profesionale”, tha Kurti.
Ndër të tjera, kryeministri i tanishëm premtoi se do të realizohet programi “gjenerata për gjeneratë” që nënkupton 100 euro shtesë mbi pensionin ekzistues për gjeneratën e pleqëve, gjysheve e gjyshërve që do të kujdesen për fëmijët prej moshës 1-3 vjeç kur të dy prindërit ju punojnë atyre.
Po ashtu, Kurti tha se do të ketë edhe program mobiliteti për studentët i cili i mbështetë studentët në nevojë çdo muaj varësisht nga distance ku studiojnë.
“Sa më larg që studion një studente a një student prej vendbanimit e vendlindjes së vet, aq më shumë do ta mbështesim si shtet, e gjithashtu do të ketë bursa në studentët që vijojnë studimet në shkollimin jo universitar e jo publik. Sepse nga studentët tanë varet cilësia e punëtorëve tonë në ekonominë tonë”, tha Kurti.
“Po ashtu edhe projekti për transportin publik “Anembanë” ku me 10 euro në muaj qytetarët do të kenë mundësi të udhëtojnë kudo nëpër Kosovë. 1 miliardë euro mbështetje në kapacitet prodhuese përmes garantimit të kredive për investitorët, heqjen e taksës doganore prej 10% për veturat nga BE-ja, edhe më shumë përkrahje për bujqësinë sesa mandatin e parë, së paku 1 miliard euro për ushtrinë e Republikës së Kosovës e pika tjera programore që do ta ngrisin kualitetin e jetës së qytetarëve”, theksoi Kurti./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin