Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se Hajrulla Çeku, që është kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, është garancia për një kryeqytet më funksional dhe më i zhvilluar.
Më anë të një postimi në Facebook, Kurti shkroi Prishtina është qendra e shtetit, është fytyra me të cilën prezantohemi para botës
“Prishtina është qendra e shtetit, është fytyra me të cilën prezantohemi para botës. Ajo ka dëshira e sfida, kërkesa e nevoja të mëdha por e ka edhe një potencial të jashtëzakonshëm. Prishtina ka potencial të bëhet një kryeqytet më funksional për përditshmërinë e njerëzve, më i zhvilluar për mirëqenien e qytetarëve dhe më i barabartë për të gjitha lagjet e komunitetet. Hajrulla Çeku në krye dhe kandidatët tanë për kuvendin komunal në ballë, janë mundësia dhe garancia për Prishtinën. Suksese e na priftë e mbara”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje