Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi në interpelancën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për çështjen e dy hidrocentraleve të operatorit “Kelkos Energy”, ka folur për burimet ujore dhe të ardhmen e tyre, shkruan arbresh.info.
Sipas ministri Kuçi, ata po punojnë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të krijuar Ankandin për Energji të Ripërtritshme dhe mos të vazhdohet me tarifa nxitëse për energji të ripërtritshme.
“Burimet ujore janë shfrytëzuar dhe tash kur jemi duke punuar intensivisht me BERZH-in për Ankandin për Energji të Ripërtritshme, burimet ujore nuk përfshihen”, ka thënë Kuçi.
Për këto dy hidrocentrale që po diskutohet në interpelancë, Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar aktvendim për shtyerjen e ekzekutimit të vendimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe vendimeve të Zyrës së Rregullatorit për Energji./Arbresh.info
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë