Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë të enjten se kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka marrë nën kontroll fabrikën e ujit në Zubin-Potok, e që deri sot ishte nën menaxhim të strukturave paralele.
“Kjo fabrikë e ujit është aset kritik për furnizim të sigurt me ujë për mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës në komunat veriore. Andaj, marrja nën kontroll e këtij aseti është çështje e sigurisë, e shëndetit publik dhe e shtrirjes së kontrollit institucional. Tash e tutje, KRU Mitrovica do të sigurohet që ky sistem jetik të funksionojë sipas standardeve ligjore dhe teknike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.
Rizvanolli ka thënë se e drejta bazike e qytetarëve tani do të realizohet në mënyrë të sigurt dhe të barabartë për të gjithë.
Në ditët e fundit janë mbyllur disa zyra që kanë funksionuar ilegalisht në veri.
Të njejtën e ka shpërndarë edhe Xhelal Sfeçla i cili tha se furnizimi me ujë nuk mund të jetë mjet presioni politik.
“Furnizimi me ujë nuk mund të jetë mjet presioni politik apo kontrolli nga jashtë”, tha ai.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...