Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia, ndërsa një tjetër ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 26 maj 2026, rreth orës 10:15, në fshatin Dumnicë, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar dy automjete për kontroll.
Gjatë kontrollit janë gjetur 30 dele, për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.
Njëri nga drejtuesit e automjeteve është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa drejtuesi tjetër, një shtetas kosovar, është arrestuar nga policia.
Me vendim të prokurorit, automjetet dhe delet janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme, ndërsa rasti është iniciuar si “kontrabandë me mallra”.
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë