Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar rreth 100 bimë të dyshuara të llojit “Kanabis Sativa” në një arë të mbjellë me patate në Rahovec.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është raportuar të martën, pasi në parcelën bujqësore janë vërejtur disa bimë të dyshuara narkotike.
Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat gjatë kontrollit kanë identifikuar gjithsej 100 bimë të dyshuara të llojit “Kanabis Sativa”.
Me urdhër të prokurorit, janë marrë mostra për ekzaminim, ndërsa më pas bimët janë nxjerrë dhe shkatërruar nga autoritetet kompetente.
“Raportohet se në një arë të mbjellë me patate janë vërejtur disa bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë vërejtur 100 bimë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të mirën disa mostra për ekzaminim, e më pastaj të nxirren dhe të shkatërrohen”, thuhet në raportin policor.
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...
Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...