Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litër

09:20 | 27 Maj 2026
E.K

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve të naftës në vend, ku është shënuar një ulje e lehtë krahasuar me ditët e kaluara.

Sipas njoftimit zyrtar, një litër naftë do të shitet me çmimin 1.58 euro, ndërsa benzina do të tregtohet me 1.53 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi i gazit është caktuar në 0.74 euro për litër.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ndryshimet e çmimeve bazohen në lëvizjet në tregjet ndërkombëtare të derivateve.