Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrugën Gjakovë-Klinë

20:56 | 26 Maj 2026
Q L

Një person 47-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Klinë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia Rajonale e Gjakovës.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Më datë 26 maj 2026, rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor,ndërsa rreth orës 18:30 jemi njoftuar që njëri prej të lënduarve mashkull i moshës madhore 47 vjeç si pasojë e lendimit nga ky aksident ka ndërruar jetë. Njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit’, ka konfirmuar Policia.

Shpërndaje në rrjete sociale