Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të presë sot në takim dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi do të mbahet më 27 maj 2026, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 11:50.
Delegacioni i kongresistëve amerikanë, i udhëhequr nga republikani Keith Self, ka mbërritur të martën në Kosovë, ku fillimisht është pritur nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati në kampin Bondsteel.
Siç është njoftuar, delegacioni do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe me autoritetet amerikane dhe ndërkombëtare të sigurisë. Po ashtu, janë paralajmëruar takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
Ndryshe, delegacioni i kongresistëve amerikanë, që vizitoi Luginën e Preshevës të martën, theksoi rëndësinë e stabilitetit dhe të prosperitetit në trajtimin e çështjeve mes shqiptarëve dhe serbëve.
Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga radhët e demokratëve u takuan me zyrtarë të ndryshëm, përfshirë deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, për të marrë informacione dhe mendime të drejtpërdrejta nga terreni.
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë