Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Kurban Bajrami, duke përcjellë mesazh për paqe, solidaritet dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kjo festë kujton forcën e besimit në Zot dhe vlerën e solidaritetit njerëzor.
Ajo ka shtuar se në këto ditë të bekuara duhet të hapen zemrat për më shumë dashuri dhe mbështetje, veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë për kujdes dhe ngrohtësi.
“Uroj që Kurban Bajrami të sjellë paqe në zemrat tuaja, harmoni në familje, shëndet, begati dhe gëzim në çdo vatër. Qoftë kjo festë një moment bashkimi, faljeje dhe shprese për ditë më të mira për të gjithë. Me fat Kurban Bajrami!”, ka shkruar ish-presidentja.
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...
Hamza uron Kurban Bajramin: Festa të shërbejë si frymëzim pë...
Abdixhiku uron besimtarët: Forca jonë te humanizmi dhe bashk...