Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka vizituar sot Malin e Zi.
Gjatë kësaj vizite, Barduani u takua me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral brigade Zoran Lazareviq.
“Gjatë takimit u diskutua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në organizatat ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s. Gjeneralmajor Enrico Barduani theksoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij në OKB dhe për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Arbresh.info
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea