Bora që ka rënë mbrëmë në Kosovë i ka bërë gati të pakalueshme pa pajisje dimërore disa rrugë në Kosovë.
Një pjesë e madhe e rrugëve në Kosovë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore, ndërsa në shumicën e tyre ka borë e akull.
Në magjistralen Fush-Pajtimi – Glloboçicë, Gjilan Muçibabë dhe Pejë – Kullë, përveç akullit e borës nëpër rrugë, ka edhe mjegull, ndërsa këto tri magjistrale janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.
Më tutje, të mbuluara me borë e akull janë edhe autostrada Gjakovë – Qafë Morinë, Prishtinë – Mutivodë, ndërsa Gjakovë – Qafë Prushit ka edhe mjegull dhe këto rrugë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.
Në anën tjetër, magjistralet e tjera janë të kalueshme pavarësisht se diku-diku mund të ketë borë e ngrica.
Raportimet gjatë ditës kanë theksuar faktin se rrugët malore dhe rurale janë vështirë të kalueshme për shkak të borës dhe ngricave./arbresh.info/

Kurti emërton Triera Kasumin e bën zëvendësministre të Ekono...
Gjykata refuzon paraburgimin, cakton arrest shtëpiak për 7 t...
Shpërthen vullkani në Indonezi, tre alpinistë të vrarë
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...