Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nuk do t’i shkojë në takim kryeministrit, Avdullah Hoti.
Arbresh.info, nga burimet brenda AAK-së merr vesh se Haradinaj nuk është në Kosovë dhe se për takime për procesin e dialogut e ka autorizuar, Selim Selimin, ministrin e drejtësisë.
“Kryetari i AAK-së, nuk është në Kosovë dhe se për çdo takim për procesin e dialogut është i autorizuar nga partia ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, dhe ai do të shkojë në takim me Hotin”, kanë thënë ky burim për arbresh.info.
Kujtojmë, që AAK-ja është partneri kryesor i LDK-së, në qeverinë Hoti.
Ndryshe takimi do të mbahet me fillim nga ora 12:00, në objektin e Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/
Kryeministri Hoti në orën 12:00 takon liderët e partive politike, i mbyllur për media
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...