Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, ka uruar për Ditën e Pavarësisë.
Në njoftim Redžepi ka uruar për krijimin e kushteve më të mira për jetën e të gjitha komuniteteve dhe brezave të ardhshëm, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal se diversiteti e bën Kosovën specifike.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ua uroj Ditën e Pavarësisë, në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në emrin tim, me dëshirën për krijimin e kushteve më të mira për jetën e të gjitha komuniteteve dhe brezave të ardhshëm, përmes përpjekjeve dhe punës sonë të përbashkët. Rikthimi i besimit të të gjithë qytetarëve në institucione, para së gjithash në nivelin lokal.
Diversiteti që e bën Kosovën specifike, le të na mësojë se respektimi i të tjerëve në çdo aspekt ka të bëjë kryesisht me respektimin e vetvetës.
Për aq sa të gjithë ne jemi të gatshëm dhe të përgjegjshëm për të respektuar vlerat e diversitetit, për aq do të jeta e të gjithëve më e sigurt”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...