Diplomati amerikan, Wolfgang Ischinger, përmes një postimi në Twitter ka thënë se plani i paraqitur së fundmi si “franko-gjerman” është ide e vjetër.
Ai ka thënë se baza e planit të tanishëm është paraqitur prej tij, Ambasadorit të BE-së, Frank Wisner dhe Alexander Botsan-Kharshenko të Rusisë, që para shpalljes së pavarësisë.
“Është kënaqësi që baza e idesë së “Trojkës” tonë, e propozuar nga 2007 është duke u diskutuar në një formë të re, si iniciativë franko-gjermane në rastin e Kosovës”, ka shkruar Ischinger.
Ai ka thënë se propozimi i bërë më 2007 ka dështuar “për shkak të një personi – Sergej Lavrov [ministër i Jashtëm i Rusisë]”.
Ishchinger ka qenë i kyçur në negociatat e Vjenës nga ku dhe më pas ka dalë propozimi i njohur si “Pakoja e Ahtisaarit” mbi të cilën është shpallur pavarësia./arbresh.info/
Erfreulich, dass in der Kosovo-Frage die Grundidee unseres Troika-Vorschlags von 2007 in neuer Form als dt-frz Initiative diskutiert wird. Er war abgeleitet aus Egon Bahrs brillantem Dt-Dt-Grundlagenvertrag v 1972 und scheiterte Ende Nov 2007 an einer Person- an Sergey Lavrov!
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) November 24, 2022
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea