Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka komentuar darkën joformale në Berlin, të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Musliu-Shoshi, përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë fotografinë e treshes Lajçak-Kurti dhe Vuçiq nga darka e sontme në Gjermani, ku ka rikujtuar ”thikat” e shumëpërfolura të Kurtit në atë kohë si kryetar i Vetëvendosjes, me të cilat i referohej idesë së shkëmbimit të territoreve, në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.
“A ka thika në tavolinë? Bëhu serioz, kryeministër!”, shkruan Musliu-Shoshi./arbresh.info/
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...