Mjekët rekomandojnë që ata që kanë sëmundje kronike, në ditët me mjegull të shmangin daljet në ambiente të hapura.
Cilësia e ajrit është shumë e keqe.
Madje këtë gjë po e vërteton edhe kjo pajisje e vendosur në qendër të Prishtinës.
E pasojat e këtij ajri të ndotur më së shumti po i vuaj vet qytetarët.
E gjithë kjo gjendje e krijuar me ajrin e ndotur ka nxitur pakënaqësi tek qytetarët.
Madje disa aktivist që nuk duan të dalin në publik, u kanë vendosur maska shtatoreve nëpër qendër të Prishtinës.
E këto maska tani më janë bërë të nevojshme për cilindo qytetar që dëshiron që të qëndrojë në ambiente të hapura.
Ato po shiten në numër të madh në secilën barnatore të kryeqytetit.
Se maskat ndihmojnë që ajri i ndotur të depërtojë në organet e frymëmarrjes, e thonë edhe vetë mjekët.
Megjithatë, specialistja e mjekësisë familjare, Drita Peqani Gashi, i këshillon të gjithë qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
Ndërkohë nga Ministria e Mjedisit, thonë se po i ndërmarrin disa veprime të rëndësishme që po ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Sipas tyre, problemi i ndotjes së ajrit është problem i trashëguar dhe si i tillë është vështirë të tejkalohet shpejtë./Express
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...