Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka thënë se kompanitë e ICT-së po gjenerojnë punësim, inovacion dhe zhvillim për gjithë qytetin.
Përmes një postimi në Facebook, Çeku bëri të ditur se ka vizituar kompanin Concentrix në Lakrishtë e cila punëson shumë të rinjë e të reja, shkruan Arbresh.info.
“Lakrishtja po shndërrohet në zemrën e ekonomisë digjitale të Prishtinës, një lagje ku kompanitë e ICT-së po gjenerojnë punësim, inovacion dhe zhvillim për gjithë qytetin. Në mesin e tyre, Concentrix përfaqëson lidhjen e drejtpërdrejtë të Prishtinës me disa nga kompanitë më të mëdha teknologjike në botë”, tha Çeku.
“Kompania ofron shërbime të klientëve në gjuhën gjermane dhe punëson shumë të rinj e të reja që janë kthyer nga diaspora për të ndërtuar karrierën e tyre në Kosovë. Eksportet në teknologji janë forca që e bën konkurruese ekonominë tonë digjitale në rajon”, u shpreh Çeku./Arbresh.info
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës