Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell do t’i informojë ministrat e jashtëm tё shteteve anëtare tё Bashkimit Evropian për hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Sipas këtij të fundit, nё takimin ministror qё mbahet nё Bruksel, Josep Borell do t’i informojë ministrat për vizitën e javës së kaluar tё zhvilluar në Prishtinë nga njё delegacion i kryesuar nga përfaqësuesi special evropian për dialog, Miroslav Lajçak.
Mё 20 janar, njё delegacion euro-amerikan vizitoi Prishtinёn dhe Beogradin ku zhvilluan takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatё takimit ёshtё biseduar pёr tё ashtuquajturin planin franko-gjerman pёr tё cilin shpresohet se do ketё mbështetje tё palëve dhe do nënshkruhet deri nё pranverë tё kёtj viti.
Vizita gjithashtu kishte pёr qëllim përgatitjen e terrenit pёr takimin e radhës tё liderëve me qё konsiderohej se kjo ёshtё e mundur tё ndodh gjatё muajit janar. Pёr momentin nuk ka konfirmim se kur mund tё ndodhë takimi i radhës Kurti-Vuçiq./rtk/
Vitia premton 5 milionë euro investime për Shtimen
Haxhiu takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë për krimet...
“Kështu na ka hije”, Gold AG pozon me veshje kombëtare
Barcelona me dy mungesa të mëdha ndaj Manchester United
BIK-u mbledh mbi 123 mijë euro për Mitrovicën dhe Skenderajn
Gjykata lë në burg ish-zyrtaren e akuzuar për pastrim parash...