Opinionisti politik Astrit Gashi e ka përshëndetur deklarimin e Ambasadorit Amerikan Jefry Hovenier i cili tha se ka pasur koordinim me institucionet e Kosovës për të nisur zbatimin e dy marrëveshjeve në reciprocitet me Serbinë.
“Ambasadori amerikan sot na njoftoi se reciprociteti ka qenë i koordinuar me miqtë ndërkombëtar. Lajm padyshim i mirë. Falënderime ndaj Ambasadorit Hovenier, që po e mban të informuar qytetarin e Kosovës për çështje të rëndësishme, punë që do duhej ta kryente qeveria jonë”, shkruan Gashi.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka konfirmuar se vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targa dhe dokumentet e hyrje-daljeve ishin “plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.
Hovenier ka shkruar në Twitter se SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave të reciprocitetit.
“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për ta pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, shkroi ambasadori amerikan./arbresh.info/
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...