Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey thotë se kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën dhe Serbinë.
Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka shpërndarë në Twitter agjendën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump nga pjesëmarrja e tij e paralajmëruar në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje dhe takimit me përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës në Uashington, transmeton lajmi.net.
Godfrey thotë se kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën dhe Serbinë.
Ai ka theksuar se normalizimi ekonomik nënkupton punë për të rinjtë, investime të reja si dhe një ekonomi më të qëndrueshme dhe të fortë.
“Njerëzit në Kosovë dhe Serbi meritojnë një standard më të mirë jetese. Ne i mirëpresim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkimin e paqes, pajtimit dhe normalizimit ekonomik”, ka shkruar ai.

“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...