Senatori amerikan, Ritchie Torres ka reaguar rreth zhvillimeve në veri dhe lëndimit të 25 pjesëtarëve të KFOR-it nga protestuesit e dhunshëm.
Torres ka thënë se SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën.
“25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe.
Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë? SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën”, ka shkruar Torres në reagimin e tij në Twitter.
Protestat e djeshme të serbëve të udhëhequra nga strukturat kriminale në veri përveç fyerjeve dhe vandalizmit të shfaqur ndaj automjeteve të policisë dhe mediave kosovare kulmuan me përleshje me trupat e KFOR-it, e ku mbetën të lënduar së paku 25 ushtarë dhe dhjetëra protestues./Arbresh.info/
25 NATO peacekeepers have been injured by proxies for the Serbian government.
Why is Secretary Blinken one-sidedly condemning Kosovo, a close ally of the US, while remaining silent about the provocations of Serbia, a close ally of Russia?
The US should stand with Kosovo ??.
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) May 30, 2023
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...