Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Në këtë takim siç ka njoftuar Çeku, është diskutuar me theks për mbrojtjen dhe promovimin e ndërkombëtar të trashëgimisë kulturore.
“Kënaqësi e veçantë të mirëpres në Ministrinë e Kulturës, Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Nicholas Abbott. Diskutimi ynë kishte në fokus mbrojtjen efektive dhe promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës. Përherë mirënjohës Britanisë së Madhe për mbështetjen e pakursyer”, ka shkruar Çeku./arbresh.info/
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...
Kurti në Malishevë, iu flet të gjithëve një nga një për fill...
Manuel Neuer pas eliminimit nga PSG: Na mungoi instinkti vra...