Janë 15 dhoma me 60 shtretër të gatshme për të pranuar persona që do të karantinohen për 2 javë si të dyshuar të infektuar me Covid-19.
Kamera e portalit Arbresh.info ka hyrë brenda objektit që gjendet në komunën e Prizrenit, e që ka qenë pushomore me herët. Por me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ajo është rinovuar dhe dezinfektuar që të jetë në dispozicion për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë.
I pajisur me të gjitha gjerat e nevojshme elementare, ky objekt është i gatshëm që të filloj pranimin e personave që duhet të izolohen.
Për më shumë shikone videon me pamje brenda objektit dhe intervistën me kryetarin e komunës së Prizrenit, Myhater Haskuka./arbresh.info

Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...