Polifonia shqiptare, dhe veçanërisht kënga labe, vijon të marrë vlerësim të madh në të gjitha trojet shqiptare.
Një dashuri të madhe merr edhe në Kosovë, ku Ansambli i Folklorit “Çipini” u prit me respekt dhe emocion nga publiku vendas, shkruan Arbresh.info.
Gjatë vizitës së tyre, anëtarët e ansamblit kanë drekuar edhe në ambientin e restorantit “Arbresh”, ku sipas tyre janë pritur jashtëzakonisht mirë që i ka lënë të emocionuar dhe krenarë për lidhjet mes shqiptarëve.
Në një intervistë për Arbresh.info, Tomor Lelo me emocione flet për rëndësinë e ditëve të nëntorit për shqiptarët si Kongresi i Manastirit, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Për të, këto data përbëjnë boshtin e identitetit kombëtar, të cilin polifonia e ruan dhe e përcjell brez pas brezi.
Nën emocionet për festën e Nëntorit, Lelo ndër të tjera me emocion kujton edhe ditën e Pavarësisë së Kosovës, ku sipas tij në të ftohtë e në një atmosferë panik ata performuar këngën labe në Prishtinë, duke ngjallur entuziazëm dhe përbashkim
“Ne kemi ardhur shpesh në Dardaninë tonë edhe në momentin e pavarësimit të Kosovës kur ishte -17 gradë në Prishtinë dhe atë moment ë kur paniku serb po thoshin që Grand Hotel do të shpërthejë në orën 10:00 që do shpallet pavarësia edhe të gjitha trupat diplomatike aty kishin akorduar zëvendësit e tyre dhe nga Shqipëria kisha as zëvendësministra, asnjë titullar. Na ka çu Ismail Qemali, sepse kemi ne kështu që jehon kënga. Na ka qu na ka qu na ka qu Smajl Qemali, ku ndodhet Adem Jashari. Tundu dhe ngrehu nga varri, bac u krye ideali, shpërtheu një entuziazëm i jashtëzakonshëm dhe na u duk sikur ne ishim çlirimtarët e Kosovës.”, shprehet ai.
Pavarësisht se kanë një aktivitet të gjatë dhe kënga e tyre ka prekur zemrat e shqiptarëve që nga Jerusalemi e deri në Uashington, Lola thekson përshtypjen që i bënë mikpritja në Kosovë.

“Por, ajo që e bësh na, si thuash na bën përshtypje dhe na bën krenarë në trojet etnike shqiptare, si në Mitrovicë, si në Gjakovë, si në Prishtinë, si në Pejë, si në Prizren ashtu edhe në Çamëri, ashtu edhe në Tuzë, edhe në Ulqin, pa përjashtuar diasporën elementi ë se s’dua ta them kosovar, po dua ta them dardan, na ka pritur me një dhembshuri dhe me një dashuri të jashtëzakonshme, sepse këngët tona janë më shumë këngë patriotike, që i kushtohen trimave që kanë dhënë jetën për mëmëdhenë, për lirinë”, thekson Lelo.
Për fund, ai iu drejtua të gjithë shqiptarëve me një mesazh për festën e 28 Nëntorit.
“Mesazhin më të mirë e jep më së miri vetë flamuri i larë me gjakun e shqiptarëve brez pas brezi dhe unë kam qenë në momentin që u shpalos flamuri i shtetit të Kosovës me yjet dhe atë ngjyrën e qiellit dhe shumë ga ata që ishim në sallë atje që edhe kishin luftuar kemi lotuar, jemi prekur shumë sepse ata prindërit, gjyshërit luftuan për atë flamurin e Skendërbeut nuk luftuan për flamurin me yje. Kështu që mesazhi im për shqiptarët që e duan flamurin e duan ardheun ëshët për flamur të kuq me shkab ne e kemi nënë e babë. Pa flamur nuk ka atdhe. Gëzuar për të gjithë shqiptarët”, theksoi ai.
Ansambli “Çipini” ka 32 vite aktivitet, me performanca në të gjitha trojet shqiptare. Polifonia e tyre është pritur me dashuri dhe mirënjohje, sepse shumica e këngëve u kushtohen heronjve të kombit: nga Isa Boletini e Shote Galica, te Avni Rrustemi, Hasan Prishtina, Fehmi dhe Xheva Lladrovci, e deri te luftëtarët e UÇK-së./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia