Kjo rrugë e cila çdo ditë shërben si rrugë kalimi për dhjetëra qytetarë, prej kohësh është shndërruar në një pamje shqetësuese.
Pamja e shëmtuar me të cilën përballen çdo ditë banorët dëshmon për një neglizhencë të vazhdueshme nga institucionet përgjegjëse, por edhe për mungesë të përgjegjësisë qytetare.
Një qytetar që banon afër kësaj rruge shpreh pakënaqësinë e tij, duke theksuar se mbeturinat nuk mblidhen rregullisht.
“Çdo kujt i pengojnë mbeturinat dhe papastërtia. Ato mblidhen një herë në gjashtë muaj apo edhe një herë në vit. Ky nuk është vend për mbeturina, por banorët i sjellin këtu, ndërsa tek ne vijnë çdo javë për t’i marrë”, shprehet ai.
Për këtë gjendje, zëdhënësi i Komunës së Graçanicës për Arbresh.info ka bërë të ditur se departamenti përkatës i komunës ka urdhëruar kompaninë “Ekologija”, me të cilën komuna ka kontratë, që të kryejë heqjen e mbeturinave në lokacionin e përmendur sa më shpejt të jetë e mundur.
“Njësia kompetente e Komunës së Graçanicës i ka urdhëruar NPK ‘Ekologija’, me të cilën Komuna ka lidhur kontratë, që në afatin më të shkurtër të mundshëm të kryejë largimin e mbeturinave në lokacionin e përmendur”, thuhet në përgjigjen e komunës.
Ndryshe, gjendja me mbeturina nuk e dëmton vetëm pamjen e rrugës, por është edhe e dëmshme për shëndetin dhe mjedisin./RitaJakupi/Arbresh.info








Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave